GazetaMax
Lajme

VLEN: Çka po të pengon Medreseja, Bujar Osmani?!

Ç’faj kanë medresantët për dëshirën tënde të ligë që “Isa Beu” të bie në Gjykatën Kushtetuese, z. Osmani? Çka po të pengon Medreseja?! Ku të dhemb dhëmbi?! A thua një institucion arsimor me traditë fetare është kërcënim për ty? Po sikur të kishe heshtur, në vend që të luteshe për rrëzim të shkollës që ka edukuar breza të tërë?

Sa për dijeninë tuaj, Ligji për shkollat fetare është hartuar në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, i cili u jep të drejtë bashkësive fetare të themelojnë shkolla. Është reflektuar dhe çdo sugjerim i mëparshëm institucional nga ministritë përkatëse, në një proces të hapur dhe profesional.

Pas më shumë se 40 vjetësh, Medreseja “Isa Beu” më në fund po njihet si shkollë e mesme e barabartë në sistemin arsimor të shtetit.

Ky është një hap drejt drejtësisë dhe barazisë. VLEN është përcaktuar për zgjidhje të qëndrueshme ligjore jo për pazare ditore politike!

Related posts

Aksion i madh i inspektoratit komunal në Tetovë

Gazeta Max

Pensioni mesatar do të rritet për rreth 1.000 denarë

Gazeta Max

Nikolovski: ASH-ja në Qeveri ndoshta e shantazhuar!

Gazeta Max