GazetaMax
Lajme

Sipas anketave: Ilir Demiri i vetmi që mund t’i bëjë ballë Kasamit – por Fronti kandidon Bajram Rexhepin që është larg fitores!

Sipas anketave: Ilir Demiri i vetmi që mund t’i bëjë ballë Kasamit – por Fronti kandidon Bajram Rexhepin që është larg fitores!

Një vendim që po trondit opinionin politik në Tetovë: Ilir Demiri, kandidati që sipas anketave të brendshme të Frontit Europian është i vetmi që mund t’i bëjë ballë Bilall Kasamit, nuk do të jetë në garë për kryetar komune!

Demiri ka dalë i pari në anketat e realizuara brenda koalicionit, me përkrahje solide në opinionin publik dhe potencial për të sjellë një garë të fortë përballë kryetarit aktual.

Megjithatë, për shkak se nuk është anëtar i BDI-së, Fronti ka vendosur të mos e kandidojë. Në vend të tij, pritet të garojë Bajram Rexhepi, i cili në të njëjtat anketa renditet i dyti, por me diferencë të madhe dhe larg çdo shanse reale për të fituar përballë Kasamit.

Ky vendim ka shkaktuar pakënaqësi të thella brenda strukturave lokale dhe elektoratit të Frontit Europian, që e shohin si një vetë-sabotim të pastër politik.

Related posts

Mariçiq: Mbështetje për anëtarësim në BE kemi

Gazeta Max

Universiteti i Tetovës ndau 113 bursa për studentët ekselentë

Gazeta Max

Jetmir Asani thumbon Bujar Osmani: Çdo gënjeshtër që hidhni ju kthehet si bumerang

Gazeta Max