GazetaMax
Lajme

Zjarri masiv në Devoll, flakët përhapen me shpejtësi drejt Kapshticës – ekipet zjarrfikëse nga Korça, Maliqi e Pusteci në gatishmëri

Zjarri i përhapur gjatë natës në fshatin Verrnik, në drejtim të zonës kufitare dhe territorit grek, ka përfshirë një sipërfaqe të mëdha toke.

Në vendin e ngjarjes janë angazhuar gjatë natës, forcat zjarrfikëse të shërbimit pyjor, gjithashtu edhe vullnetarë.

Autoritetet njoftojnë se janë dakorduar edhe me palën greke në rastin se do të duhet ndihma e tyre që të ndërhyjnë në pikën kufitare.

Zjarri masiv është përhapur shumë pranë postës dhe policisë së doganës së Kapshticës. Siç shihet edhe nga pamjet që sjell ABC News, zjarrfikëse nga Devolli, Korça, Maliqi janë angazhuar për të mos lejuar më tej përhapjen e flakëve.

Edhe pse zjarri duket se ka marrë përmasa të mëdha i favorizuar edhe nga era e fortë.

Vënia në kontroll të plotë të flakëve është e vështirë jo vetëm për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit por edhe të terrenit të vështirë që e bën të pamundur futjen e mjeteve në zonë.

Related posts

Regjim i posaçëm komunikacioni në Shkup

Gazeta Max

Më 28 shtator do të publikohet pakoja e re e masave për biznesin

Gazeta Max

NATO thotë se 7-15 mijë ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë

Gazeta Max