GazetaMax
Lajme

Myrteza: Pekini ngre alarmin ndaj gripit Chikungunya. Mbi 2.285 raste në të gjithë vendin

Qendra Kombëtare e Shëndetit në Kinë, ka ngritur alarmin e parandalimit të virusit Chikungunya i cili ka infektuar mbi 2 mijë persona në provincën jugore Guangdong. Sipas këshillave, rastet e importuara me virus janë identifikuar në jug të vendit, por ka edhe disa raste të zbuluara edhe në Pekin. Por me rritjen e fluturimeve ndërkombëtare nga jashtë dhe brenda kinës, rreziku i importimit të virusit ngelet shumë i lartë edhe në kryeqytetin e vendit.

Qendra shëndetësore në listën e kujdesit të publikuar, deklaron se gripi Chikungunya është një virus i krijuar nga pickimi i mushkonjave dhe është i përhapur sidomos në zonën e azisë jugore dhe afrikës. Transmetohet përmes pickimit të mushkonjave Aedes Aegupi, por që deri tani nuk ka asnjë informacion nëse kalon nga njeriu tek njeriu.

Popullsia e infektuar nuk është e njohur totalisht për një shifër zyrtare në të gjithë rajonin aziatik, por personat e infektuar kalojnë një grip të fortë. Chikungunza ka shpërthyer në Afrikë, të dyja kontinentet amerikane, Azi, Europë dhe disa ishuj indianë në zonën e paqësorit, me një numur infektimesh prej 119 vendesh.

Që nga dita e hënë, qendra më e madhe shëndetësore në provincën Guangdong, ka ngritur alarmin e infektimit me Chikungunya në pjesën më të madhe të provincës, teksa edhe gripi Dengue është në rritje e sipër. Banorëve u kërkohet që të merren masa mbrojtëse për të luftuar infektimet, të përdorin ujë të distiluar, të mbajnë ambjentin pastër dhe të përdorin lëngje të ndryshme që bëjnë ndalimin e prekjes së mushkonjave në lëkurë.

Drejtori i përgjithshëm i CDC-së në provincën Guangdong, He Jianfeng, ka deklaruar se “situata e të infektuarve është në gjendje normale. Megjithatë, kujdes duhet patur tek fëmijët e sapolindur dhe personat në moshën mbi 65 vjeç”.

Sipas raportit më të fundit të publikuar nga Qendra Kombëtare e Shëndetit në Kinë, në total janë regjistruar 2.285 raste me gripin Chikungunya në qytetin Foshan, brenda dhe jashtë provincës Guangdong, nga ku të gjitha rastet janë të nivelit të rrezikshmërisë të ulët.

Related posts

Autostrada ku u përplas autobusi i “Besa Trans” nuk është mirëmbajtur si duhet, kërkohet dëmshpërblim

Gazeta Max

Uzairi në homazhet për viktimat në Koçan: Drejtësia duhet të vendoset, askush s’mund të jetë mbi ligjin

Gazeta Max

Kovaçevski: Data për fillimin e negociatave me BE-në nuk varet nga Qeveria

Gazeta Max