GazetaMax
Lajme

Mustafa Dauti: Bashkëpunim i fuqizuar për klimë investuese më atraktive dhe zhvillim ekonomik

Zv/drejtori i Doganës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti, realizoi një takim të rëndësishëm pune me drejtorin e Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit, Refik Xhemaili.

Ky takim kishte për qëllim thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe forcimin e përpjekjeve të përbashkëta për përmirësimin e klimës investuese në vend.

Pikat kryesore të diskutimit përfshinin:
• Mbështetjen për kompanitë eksportuese përmes shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të drejtpërdrejtë;
• Krijimin e një kornize rregullatore transparente dhe konkurruese, që do t’i shërbejë investitorëve të huaj;
• Përparimin në digjitalizimin e procedurave doganore dhe të investimeve, për të rritur efikasitetin dhe lehtësinë e operimit.

Të dy institucionet shprehën gatishmëri për krijimin e një mekanizmi të përhershëm të komunikimit dhe bashkëpunimit, për të zgjidhur sfidat në kohë reale dhe për të ofruar shërbime më cilësore për investitorët dhe eksportuesit.

Mustafa Dauti theksoi:

“Vetëm përmes një sinergjie të fortë institucionale mund të ndërtojmë një ambient të qëndrueshëm dhe atraktiv për investime, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit tonë.”

Ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së investimeve të huaja direkte, krijimit të vendeve të reja të punës dhe rritjes së konkurrencës ekonomike të Maqedonisë së Veriut në tregun global.

Related posts

Trençevska: Nga muaji mars pagat në pajtim me vendimin e ri për pagë minimale

Gazeta Max

Të gjitha raportimet sot për bomba në shkolla janë të rreme

Gazeta Max

Fake news për pronarin e RE Caffe Tetovë

Gazeta Max