GazetaMax
Lajme

Temperaturat e larta po vazhdojnë të vështirësojnë shuarjen e vatrave të zjarrit

Temperaturat e larta po vazhdojnë të vështirësojnë shuarjen e vatrave të zjarrit në fshatra të komunave të caktuara. Sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza numër më i madh i vatrave të zjarrit paraqiten në Komunën Makedonski Brod ku tashmë janë përfshirë disa vendbanime si: Lokvicë, Krapë, Greshnicë, Latovë dhe fshati Creshnevë. Gjithashtu zjarre aktive ka në komunat: Vasilevë, Radovish, Berovë, Prilep dhe Zhelinë, ndërmjet fshatrave Cerovë dhe Grupçin;

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza bëjnë të ditur se nën kontroll janë tre zjarre në komunën e Prilepit, Makedonski Brodit dhe Shtipit.

QMK

1. Komuna Prilep – ndërmjet fshatrave Careviq dhe Smollanë, vendi i quajtur Kodra e Radobilit (pyll i përzier dhe vegjetacion i ulët)
2. Komuna e Brodit – fsh. Latovë, vendi i quajtur Markova Stapallka (shkurre dhe bar i thatë)
3. Komuna Shtip – fshatrat Dragojevë dhe Sellcë (pyll i ulët, drizë dhe bar i thatë)

Po ashtu, nga Qendra për Menaxhim me Kriza kanë informuar se plotësisht të shuara janë 2 zjarre. Një në Komunën Çuçer Sandevë dhe një tjetër në Komunën e Kumanovës, në fshatin Reçicë.

Related posts

Hapet Interrer – IPA Programi ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për vitin 2021-2027, mbi 30 milionë euro për projekte

Gazeta Max

Të shtëna paralajmëruese nga Jugu teksa ushtarët e Koresë së Veriut kalojnë kufirin

Gazeta Max

Mickoski pranon marrdhëniet jo të mira me Arsovskën: Ndonjëherë rrugët mund të ndryshojnë

Gazeta Max