Një akt që na kujton pamjet më të rënda nga lufta Izrael-Gaza, ku popullit palestinez i ndalohej edhe e drejta më themelore: uji i pijshëm. Sot, një skenar i ngjashëm ndodh në zemër të Maqedonisë së Veriut, në një komunë ku bashkëjetojnë shqiptarë dhe maqedonas.
Në Jegunoc, kryetari i komunës, së bashku me drejtorin e ndërmarrjes publike, kanë ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm vetëm për shqiptarët, dhe kjo në mes të natës, ndërkohë që lagjet maqedonase vazhdojnë të furnizohen normalisht.
Kjo nuk është më vetëm papërgjegjësi apo dështim menaxherial, por diskriminim etnik i pastër, një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, një provokim i rëndë dhe rrezik për bashkëjetesën.
Kjo është rruga që kanë zgjedhur disa struktura maqedonase: të ndajnë qytetarët në baza etnie edhe për ujin që pinë!
Kjo nuk mund dhe nuk duhet të kalojë pa reagim!
Ndiqeni videon për ta parë me sytë tuaj këtë padrejtësi të papranueshme.
Heshtja sot është bashkëfajësi nesër!