GazetaMax
Lajme

Emri Bajrami emërohet Drejtor i Spitalit “Dr. Ferid Murad” në Gostivar

Me vendim të Ministrit të Shëndetësisë, z. Azir Aliu, nga data 25 korrik 2025, z. Emri Bajrami është emëruar në detyrën e Drejtorit të Spitalit “Dr. Ferid Murad” në Gostivar.

Në një deklaratë publike, z. Bajrami shprehu mirënjohjen për besimin e dhënë dhe theksoi ndjenjën e përgjegjësisë me të cilën e pranon këtë funksion të rëndësishëm. Ai u zotua për një qasje transparente dhe bashkëpunuese në drejtimin e institucionit shëndetësor, me synim përmirësimin e shërbimeve, rritjen e standardeve profesionale dhe forcimin e besimit të qytetarëve.

“Do të punoj me përkushtim dhe përulësi, duke vendosur pacientin në qendër të çdo vendimmarrjeje dhe duke bashkëpunuar ngushtë me stafin mjekësor, administratën dhe komunitetin,” – theksoi ai.

Emërimi i z. Bajrami vjen në një moment të rëndësishëm për Spitalin e Gostivarit, i cili synon të bëhet një model i shërbimit cilësor dhe etik në rajon.

Related posts

BDI: Rënien në sondazhe, Mickoski synon ta ndal me retorikë antishqiptare

Gazeta Max

Kovaçevski për “To Vima”: Negociatat për anëtarësim me BE duhet të fillojnë menjëherë

Gazeta Max

Fondi shëndetësor me drejtor të ri, kush është Magdalena Filipovska-Grashkoska

Gazeta Max