GazetaMax
Kuriozitete

Domatja – përgjithësisht e dobishme për shëndetin

Frutat dhe perimet e përditshme janë përgjithësisht të dobishme për shëndetin, dhe veçanërisht domatja ndihmon në shkrirjen e dhjamit, përmirëson tretjen dhe qarkullimin e gjakut. Prandaj, ekspertët këshillojnë: Konsumojeni çdo ditë, nëse mundeni.

Hulumtimet tregojnë se likopeni, i cili gjendet në domate, mund të parandalojë zhvillimin e qelizave kancerogjene, veçanërisht të kancerit të prostatës, stomakut dhe zorrës së trashë. Domatet janë të pasura me vitaminë C, një antioksidant natyral, si dhe përmbajnë vitaminë A, hekur dhe kalium, të cilat luajnë rol kyç në mirëmbajtjen e shëndetit të nervave dhe qarkullimit normal të gjakut. Gjithashtu, është me rëndësi të dihet se domatet e gatuara përmbajnë sasi më të lartë të likopenit, sipas burimit “N1”.

Vitamina K, që ndodhet në domate, është e dobishme për gjakun. Por në përgjithësi, konsumimi i përditshëm i domates mund të ndihmojë edhe në ruajtjen e lëkurës së shëndetshme dhe me shkëlqim.

Domatja gjithashtu zvogëlon dëmet e shkaktuara nga pirja e duhanit, falë përbërësve kumarinë dhe acid klorogjenik që përmban ky frut. Ajo ndihmon edhe në procesin e dobësimit, pasi është e ulët në kalori dhe e pasur me fibra – gjë që ndihmon në mbajtjen e ndjesisë së ngopjes për më gjatë dhe rregullimin e shkrirjes së dhjamit.

Related posts

Kulusevski flet për largimin nga Juventus: Gjithçka është më mirë te Tottenham

Gazeta Max

Si do të dukej tabela e Ligës Premier nëse Manchester Cty përjashtohet

Gazeta Max

Simeone paguhet më shumë sesa Mbappe dhe yjet tjerë të futbollit

Gazeta Max