GazetaMax
Lajme

Erdogan bisedon me Putinin: E rëndësishme është të arrihet një armëpushim

Erdogan dhe Putin kanë biseduar në telefon.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i tha homologut rus, Vladimir Putin gjatë një bisede telefonike të dielën se nevojitet një armëpushim dhe kushte më të mira humanitare pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.
“Erdogan vuri në dukje rëndësinë e një armëpushimi midis Rusisë dhe Ukrainës, zbatimin e paqes dhe përmirësimin e kushteve humanitare në rajon”, njoftoi zyra e të parit të shtetit turk, raporotn theguardian.
Ai shtoi se ata ranë dakord që raundi tjetër i bisedimeve të komitetit të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë të mbahet në Stamboll.Më herët të dielën, negociatori ukrainas David Arakhamia tha se raundi tjetër i bisedimeve ballë për ballë midis Ukrainës dhe Rusisë do të zhvillohet në Turqi më 28-30 mars.
Ndryshe, Erdogan disa herë ka ftuar në një takim homologun ukrainas, Volodymyr Zelenskyn si dhe atë rus, Vladimir Putin, i cili deri më tani ka refuzuar të takohet me presidentin e Ukrainës.

Related posts

Projekt-konkludimet e Këshillit të BE-së: Nevojiten revizione zgjedhore dhe ndjekje të rekomandimeve të Antikorrupsionit

Gazeta Max

Regjistrimi 2021: Më shumë se një e treta e banesave në vend janë të pabanuara

Gazeta Max

Dje festoi ditëlindjen/ Ndërron jetë në moshën 92 vjeçare, ikona e kinematografisë shqiptare Margarita Xhepa

Gazeta Max