GazetaMax
Lajme

Zjarret në Shqipëri, situatë kritike në Delvinë

Situata në Delvinë është bërë kritike pasi flakët i janë afruar rrezikshëm spitalit të qytetit. “Top Channel” raportoi se zjarri ka rrethuar qytetin nga veriu dhe lindja, duke detyruar policinë të evakuojë banorët nga dy lagjet e sipërme.

Përmasat e zjarrit cilësohen të jashtëzakonshme, ndërsa ndërhyrja ajrore nuk është e mundur gjatë natës. Dyshohet se disa banesa mund të jenë përfshirë nga flakët, por për momentin është e vështirë të bëhet evidentimi i dëmeve për shkak të tymit të dendur dhe qasjes së kufizuar në terren.

Related posts

Tërmet i fuqishëm godet Meksikën jugore, lëshohen alarmet në kryeqytet

Gazeta Max

Edhe nxënësit kundërshtojnë sindikatën e arsimit: Stop grevës

Gazeta Max

Bexheti me porosi për VLEN-in: Nëse dikush nuk ka kurajë as guxim të përfaqësojë interesat shqiptare, le të shkojë atje ku e ka vendin – në shtëpi

Gazeta Max