GazetaMax
Lajme

Muhamed Elmazi dëgjon zërin e qytetarëve, vihet në aksion për ta sjellë shërbimin e Ndihmës së shpejtë në Saraj

Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit nga radhët e koalicionit VLEN, Muhamet Elmazi, ka zhvilluar një takim me drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit Publik në Shkup, Samir Iseni, ku është diskutuar nevoja urgjente për vendosjen e shërbimit të ndihmës së shpejtë në këtë komunë.

Elmazi theksoi se ky shërbim është një premtim i kahmotshëm i qeverisë së kaluar, por që nuk është realizuar asnjëherë.

“Drejtor, Saraji ka një nevojë të kahmotshme për shërbime të ndihmës së shpejtë. Është kërkesë emergjente e qytetarëve. Ta zgjidhim këtë çështje. E kemi detyrim ta bëjmë,” u shpreh Elmazi.

Nga ana tjetër, drejtori Iseni premtoi se poliklinika e Sarajit së shpejti do të jetë e mëvetësishme, duke shtuar se kjo çështje do të zgjidhet në bashkëpunim me Elmazin.

“Po sigurisht, poliklinika në Saraj së shpejti do të jetë e mëvetësishme. Edhe atë do ta zgjedhim së bashku, Muhamet,” deklaroi ai.

Kujtojmë se Saraji me mbi 38 mijë banorë dhe që shtrihet në 240 km katrorë, nuk ka as ambulancë as zjarrfikës, dhe si pasojë së fundmi një i lënduar nga aksidenti me motor në komunikacion është dashur të pres ambulancën e shpejtë të vij nga Karposhi.

Related posts

Mickoski konfirmon: Do të marrë pjesë në takimin e liderëve

Gazeta Max

Aliu: Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale përballet me mungesë të punonjësve

Gazeta Max

Nikolovska: Arsyeja e hapjes së azilit të pleqve është migrimi i rinisë jashtë vendit

Gazeta Max