GazetaMax
Lajme

Dejan Mitrovski “URKO” nënkryetar i Bordit Drejtues. Ndërsa Irena Mitrovska bashkëshortja e tij anëtare dhe kryetare e komisionit të disciplinës

Përbërja e re në Komitetin Olimpik Nga gjithsej 117 anëtarë, vetëm 4 janë shqiptarë.

Situata bëhet edhe më alarmante kur shohim shpërndarjen nëpër organet dhe komisionet e brendshme:
• Bordi Drejtues: nga 11 anëtarë, 0 shqiptarë.
• Këshilli Olimpik: nga 11 anëtarë, 0 shqiptarë.
• Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (SAS): 0 shqiptarë.
• Komisioni i Etikës: 0 shqiptarë.
• Komisioni i Sportistëve: vetëm 1 shqiptar nga 6 anëtarë.
• Komisioni i Marketingut: vetëm 1 shqiptar nga 6 anëtarë.
• Drejtoria Sportive: vetëm 1 shqiptar nga 5 anëtarë.
• Kuvendi i KOK: nga 25 anëtarë me të drejtë vote, vetëm 1 shqiptar.

Në shumicën dërmuese të komisioneve të tjera, si ato për çështje juridike, disciplinë, përfaqësi gjinore, lojëra paraolimpike, për shkencë dhe sport, antidoping, financa, e-sport, në bordin mbikëqyrës dhe komitetin për diasporën – përfaqësimi i shqiptarëve është zero.

3 anëtarët shqiptarë nëpër komisione janë Norik Selimi si anëtarë në komisioni e marketingut, Arbresha Rexhepi është anëtare në komisionin e sportistëvëve si dhe Sedat Baftiu nga 5 anëtarët e drejtorisë sportive në Komitetin Olimpik është i vetmi shqiptar. Anëtarë të Kuvendit të KOK me të drejtë vote është vetëm Berat Jakupi.

Kjo përbërje nuk është vetëm rezultat i një neglizhence, por pasqyrë e një mentaliteti përjashtues që bie ndesh me frymën e barazisë, përfaqësimit të drejtë dhe Marrëveshjen e Ohrit. Sporti duhet të jetë shembull i unitetit dhe bashkëpunimit, e jo terren i diskriminimit etnik.

Kërkojmë rishikimin e menjëhershëm të kësaj përbërjeje dhe garantimin e përfaqësimit proporcional të shqiptarëve në të gjitha nivelet e Komitetit Olimpik. Çdo veprim ndryshe është cenim i të drejtave të barabarta dhe një hap i rrezikshëm prapa në raportet ndëretnike në vend.

Related posts

“Do ta shohim”: Muhaxheri i LDK-së nuk e përjashton hyrjen në qeveri të opozitës nëse nuk e bën VV e para

Gazeta Max

Inflacioni në nëntor 19,5 për qind

Gazeta Max

“Ilaria ma shpërqendronte djalin”, zbardhet dëshmia e nënës së autorit! A e ndihmuan prindërit në fshehjen e trupit?

Gazeta Max