GazetaMax
Lajme

Shkaktoi zjarr, arrestohet 19-vjeçari nga Tetova

Një 19-vjeçar nga Tetova ka përfunduar nën pranga pasi dyshohet se ka shkaktuar zjarr qëllimisht. “Sot (15.08.2025) rreth orës 16:15 në Tetovë, nëpunësit policorë SPB Tetovë kanë arrestuar S.M. (19) nga Shkupi, me vendbanim të përkohshëm në Tetovë, i cili u kap duke vënë flakën në kabllo, duke shkaktuar zjarr në mbikalimin hekurudhor në rrugën “Marshall Tito” në Tetovë. Me ndërhyrjen e Departamentit të Zjarrfikësve të Tetovës, zjarri u shua, dhe S.M. po mbahet në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të përgatitet një raport përkatës”, njoftojnë nga MPB-ja.

Related posts

Ndërron jetë profesoresha Tatjana Petrushevska nga Un. “Shën Kirili dhe Metodi” (Foto)

Gazeta Max

Reagon vajza e të mbijetuarit të dhunës seksuale që u rrëfye sot: Faleminderit që kurrë s’je dorëzu, jam tepër krenare

Gazeta Max

Moti sot i ftohtë dhe reshje lokale të shiut

Gazeta Max