GazetaMax
Teknologji

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë më shumë se një vit më parë.

Përdoruesit kalojnë mesatarisht 16 minuta në ditë duke dërguar mbi 2.5 miliardë kërkesa në ditë, duke e bërë ChatGPT një nga shërbimet më të përdorura globalisht në fushën e inteligjencës artificiale.

Megjithatë, kompania OpenAI ende shpenzon më shumë sesa fiton dhe nuk pritet të jetë fitimprurëse para vitit 2029.

Si mënyrë për të rritur të ardhurat, OpenAI nuk përjashton mundësinë e integrimit të reklamave në platformë, duke u përpjekur që ato të jenë “të menduara dhe të shijshme” për përdoruesit.

Konkurrenti i njohur i ChatGPT, xAI, në pronësi të Ilon Musk, gjithashtu planifikon të integrojë reklama në përgjigjet e chatbot-it të tij Grok.

Related posts

“Fundi i një epoke” për kartat SIM, telefonia celulare po ndryshon formë

Gazeta Max

Reddit tani më popullor se X (ish-Twitter) në Mbretërinë e Bashkuar, thotë Ofcom

Gazeta Max

Shtetet e Bashkuara vendosin sanksione të reja ndaj Kinës në prodhimin e çipeve

Gazeta Max