GazetaMax
Lajme

Izet Mexhiti: Po investojmë edhe në Çairçanë – me vepra konkrete për qytetarët, jo me premtime boshe

Zëvendëskryeministri i parë dhe lider i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur nisjen e një tjetër projekti të rëndësishëm infrastrukturor në Komunën e Çairit, konkretisht në zonën e njohur si Çairçanë, një prej pikave më të frekuentuara dhe më të dashura të kësaj komune.

Në një postim në rrjetet sociale, Mexhiti konfirmoi se Qeveria ka siguruar mjetet për rikonstruksionin e plotë të rrugës, nga udhëkryqi te “LPK” deri te parkingu i kompleksit “Çairçanja”, një rrugë e rëndësishme që për shumë kohë ka pasur nevojë për ndërhyrje serioze.

“Po investojmë edhe në Çairçanë! Si Qeveri, kemi siguruar mjetet për rikonstruksionin e plotë të rrugës, nga udhëkryqi te ‘LPK’ deri te parkingu i kompleksit ‘Çairçanja’. Ky investim do të lehtësojë qarkullimin, do të përmirësojë infrastrukturën dhe do të rrisë cilësinë e jetës në këtë zonë të dashur për të gjithë ne,” shkroi Mexhiti.

Ky projekt i radhës vjen si pjesë e angazhimit të tij për të zhvilluar Çairin me investime konkrete, të ndjeshme dhe të prekshme, që i japin fund retorikës së fjalëve të zbrazëta dhe premtimeve të pambajtura.

Mexhiti theksoi se nuk është vetëm afër qytetarëve, por në shërbim të drejtpërdrejtë të nevojave të tyre, duke theksuar se çdo kërkesë legjitime e komunitetit do të kthehet në veprim.

“Jam pranë jush për të siguruar që çdo nevojë e qytetarëve të shndërrohet në rezultate konkrete. Ky është vetëm fillimi – Çairi ka nevojë dhe meriton më shumë, dhe së bashku do ta bëjmë realitet!”, theksoi ai.

Ky rikonstruksion do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për banorët, bizneset dhe të gjithë vizitorët e zonës, duke lehtësuar qarkullimin, përmirësuar qasjen dhe rritur sigurinë rrugore, ndërsa njëkohësisht ruan dhe përforcon karakterin urban e social të Çairit.

Postimi përmbyllet me moton tashmë të njohur të Mexhitit:

“Me vepra, jo fjalë. Me qytetarët, për qytetarët.”

Ky investim vjen në një kohë vendimtare për zhvillimin e Komunës së Çairit, ku qytetarët janë gjithnjë e më të vetëdijshëm për rëndësinë e politikave me rezultate të matshme, larg fushatave populiste dhe interesave të ngushta partiake.

Related posts

Shpërthime të fuqishme në Damask teksa Izraeli sulmon qendrat ushtarake

Gazeta Max

Limaj, thirrje për marrëveshje: Kalkulimet politike po e mbajnë peng shtetin

Gazeta Max

Edhe një sukses i nxënësve tanë në garat komunale për gjuhë angleze

Gazeta Max