GazetaMax
Lajme

Shqipe Selimi nuk e votoi për shkak të postimeve ndaj Rexhep Selimit, Gërvalla i reagon me fjalët e babait të saj, Jusufit

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, ka bërë reagimin e parë pas dështimit që të zgjidhet Kryetare e Kuvendit në seancën e sotme.

Ajo ka publikuar një shprehje të babait të saj, veprimtarit Jusuf Gërvallës.

“E thënë me fjalët e poetit: “Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!””, ka shkruar Gërvalla në Facebook.

Për mos-votimin e Gërvallës gjatë ditës ka reaguar deputetja Selimi, e cila tha se kjo ka të bëjë me disa postime të mëhershme të Gërvallës, e cila e pati quajtur Rexhep Selimin si njeri të botës së krimit.

Related posts

“U përpoqën të më asgjësojnë politikisht e të më blejnë heshtjen”, Berisha: Falënderoj gjykatësen që nderoi ligjin dhe Kushtetutën

Gazeta Max

Kasami takoi njërin nga 7 udhëheqësit e Bashkisë së Kopenhagës

Gazeta Max

Të vërtetat (e survejuara) mbi ilegalen shqiptare

Gazeta Max