GazetaMax
Lajme

Samiti i Organizatës së Bashkëpunimit të Shanghait në Tianjin nis punimet pas pesë ditësh, Putin mes të ftuarve të nderit

Presidentët e mbi 20 vendeve dhe drejtuesit e 10 organizatave ndërkombëtare, do të marrin pjesë në Samitin e Organizatës dhe Bashkëpunimit të Shanghait (SCO), që do të zhvillohet në Tianjin nga 31 gushti deri më 1 shtator.

Mësohet se mes presidentëve pjesmarrës, do të jetë edhe vetë presidenti rus Vladimir Putin. Sipas medias kineze, kjo është hera e pestë që Kina zhvillon këtë samit të rëndësishëm dhe ky do të jetë samiti më i madh i llojit të vet që nga themelimi i organizatës.

Bëhet e ditur se vetë presidenti Xi Jinping do të hapë samitin me një fjalim të rëndësishëm. Do të deklarohen masat e reja për zhvillimin e mëtejshëm të samitit, duke propozuar metoda të reja për organizimin e punës për 10 vitet e ardhshme.

Sipas njoftimit zyrtar, “në këtë samit do të firmoset deklarata e drejtuesve dhe pjesmarrësve të rinj të organizatës, zhvillimin e rajonit si dhe 80 vjetorin e themelimit të Kombeve të Bashkuara, firmosjen e rritjes së sigurisë, ekonomisë dhe bashkëpunimit kulturor”.

Related posts

Kryetari i EMV tha nëse mund të ketë kufizime të energjisë elektrike

Gazeta Max

Taravari: ASH shumë shpejtë partia e parë te shqiptarët

Gazeta Max

Kovaçevski: Integrimi europian i vendit është një proces i pakthyeshëm

Gazeta Max