GazetaMax
Lajme

Sotir Lukrovski: Katër vite punë e përkushtim – transformimi i komunave vazhdon, radhën e ka Karposhi

“Katër vite punë, përkushtim dhe përgjegjësi” – me këto fjalë e nisi fjalimin e tij Sotir Lukrovski, duke e përmbledhur periudhën e kaluar të qeverisjes lokale dhe duke u ndalur në rezultatet konkrete që janë arritur nëpër komuna në gjithë vendin.

Ai theksoi se sot, më shumë se kurrë, mund të dëgjohen vetë kryetarët e komunave, të cilët tregojnë qartë se çfarë kanë trashëguar, me çfarë sfidash janë përballur dhe si kanë arritur të ngrihen mbi to, duke i vendosur komunat mbi baza të shëndosha dhe të qëndrueshme.

“Puna dhe përkushtimi nuk do të ndalen këtu. Ky është vetëm fillimi i një rruge të gjatë, sepse transformimi i Maqedonisë vazhdon – nga çdo lagje e çdo komunë, deri në secilin sektor,” theksoi Lukrovski.

Ai shtoi se prioritet mbetet zhvillimi i barabartë, kujdesi për qytetarët dhe modernizimi i shërbimeve publike, ndërsa e ardhmja do të jetë edhe më premtuese për qytetin e Karposhit. “Vijnë kohë të bukura për Karposhin. Vitet e ardhshme do të jenë vite të zhvillimit, investimeve të reja dhe përmirësimit të cilësisë së jetës së banorëve,” tha Lukrovski.

Me këtë mesazh, ai nënvizoi se transformimi i komunave është pjesë e një vizioni të gjerë për Maqedoninë, ku çdo qytetar duhet ta ndjejë ndryshimin në jetën e përditshme, duke filluar nga rrugët dhe infrastruktura, deri tek arsimi, shëndetësia dhe mjedisi jetësor.

Lukrovski përfundoi me një premtim të qartë: angazhimi, përgjegjësia dhe puna e pandalshme do të jenë garanci që katër vitet e ardhshme të sjellin edhe më shumë zhvillim, standard më të mirë dhe një të ardhme më të sigurt për të gjithë.

Related posts

Haliti ia kërkon 200 mijë euro Haki Abazit, i cili e akuzoi për vrasje të pasluftes

Gazeta Max

Rumania ofroi mbështetje psikologjike për gratë shtatzëna, përse nuk e bën këtë edhe Maqedonia e Veriut?

Gazeta Max

Kovaçevski: Me mendime të mira dhe vepra të mira mund të ecim përpara

Gazeta Max