Nga Bashkimi demokratik për Integrim kanë reaguar pas deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili në një fjalim tha se BDI do të vazhdojë të mbetet në opozitë pasi, siç theksoi, nuk ka mësuar asnjë leksion. Nga BDI thonë se për atë se a do të jenë pjesë e qeverisë, vendos populli.
“Zgjedhjet e tetorit do të jenë test i vullnetit qytetar, do të jenë referendum dhe se qytetarët do ta ndëshkojnë politikën e frikës, manipulimit, demontimit të shtetit multietnik dhe përçarjes. Demokracia nuk frikësohet nga deklarata të këtilla të pavërteta – as shqiptarët, as maqedonasit nuk meritojnë të udhëhiqen nga shpifje dhe skenarë të rremë. E ku do të jetë BDI, kjo varet vetëm nga populli”, thonë mes tjerash nga BDI.