GazetaMax
Lajme

Kolona 5-orëshe në Merdarë

Fluks i madh në Merdarë, qytetarëve u bëhet thirrje të përdorin pikat tjera kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se në pikëkalimin kufitar në Merdarl ka fluks jashtëzakonisht të madh të qytetarëve.

Për këtë arsye, udhëtarët janë inkurajuar që të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare, ku pritjet janë dukshëm më të vogla.

Autoritetet apelojnë që qytetarët të planifikojnë udhëtimet e tyre duke marrë parasysh situatën aktuale në kufi.

“Ju njoftojmë se për shkak të fluksit jashtëzakonisht të shtuar në PKK Merdar,ju inkurajojmë që të përdorni pikëkalimet tjera alternative kufitare, ku pritjet janë dukshëm më të vogla. Me nderime Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar”, thuhet në njoftim.

Kolona 5-orëshe në Merdarë

Deri në 5 orë e gjysmë po presin mërgimtarët në kufirin me Serbinë në Merdar, në rrugën për largim nga Kosova pas përfundimit të pushimeve të verës.

Sipas uebfaqes së Ministrisë së Punëve të Brendshme, kolona është gati tri kilometra.

Për të dalë nga Kosova nga kjo pikë kufitare pritjet janë deri në 5 orë e gjysmë. E kolona ka edhe në Mutivodë ku qytetarët po presin deri dy orë për të dalë nga Kosova.

Ndërkaq në pikat tjera ka më pak kolonë.

Kolona të gjata në pikat kufitare, pritjet arrijnë deri në 5 orë në Merdarë

Kolonat e gjata vazhdojnë për orë të tëra në disa pika kufitare të Kosovës.

Pika më e ngarkuar është Merdara, ku pritjet për dalje nga Kosova arrijnë deri në 5 orë e 20 minuta.

Pika tjetër me pritje të gjata është Mutivoda, ku kohëzgjatja për dalje varion nga 80 deri në 90 minuta, ose rreth një orë e gjysmë.

Sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet në Dheun e Bardhë shkojnë deri në 1 orë, ndërsa në Jarinje janë deri në 10 minuta.

Pritjet në pikat e tjera kufitare janë më të shkurtëra, deri në 5 deri 10 minuta, si për hyrje ashtu edhe për dalje.

Related posts

Vazhdon kërkimi i të riut nga Kumanova që ra me Golf 4 në lumin Vardar

Gazeta Max

Shoqatat kërkojnë që të ndërpritet puna e përmbaruesve

Gazeta Max

Shërbimet e sigurisë kanë parandaluar sulme terroriste në vend

Gazeta Max