GazetaMax
Kuriozitete

Milan ka gati blerjen e madhe brenda Serie A

Krahu i majtë i mbrojtjes: Milan ka gati blerjen brenda Serie A-së.
Skuadra e Milanit është në kërkim të një emri për krahun e majtë të mbrojtjes të cilin tashmë duket se e ka gjetur dhe vjen pikërisht nga brenda Italisë.
Calciomercato bën të ditur që Rossonerët tashmë kanë shënjestruar mbrojtësin e majtë të Genoas, Andrea Cambiaso, për të cilin po synohet arritja e një marrëveshje gjatë merkatos së verës.
22 vjeçari po shihet nga drejtuesit e skuadrës si zëvëndësuesi i duhur i Fode Ballo-Toure.
Cambiaso ka vetëm edhe një vit kontratë me skuadrën e Genoas dhe drejtuesit e skuadrës duken të detyruar që këtë verë ta shesin atë me një çmim më të ulët.

Related posts

Kounde s’është gati për ndeshjen e radhës ndaj Interit – nuk dihet se a mund të luajë në “El Clasico”

Gazeta Max

“E bëri përsëri”, bukuroshja e Verstappen feston me puthje dhe lot titullin në F1

Gazeta Max

Drejtuesit e ekipit nga Milano takohen agjentin e Dybalas, pritet oferta zyrtare

Gazeta Max