GazetaMax
Showbizz

Policia ia pamundëson mbajtjen e koncertit, reagon Yll Limani

Ylli Limani ka bërë një reagim që ka ngjallur shqetësim te fansat e tij në Shkodër dhe jo vetëm.

Përmes një postimi në Instastory, këngëtari i njohur falënderoi publikun për mbështetjen, por njëkohësisht bëri një njoftim të papritur: ai bëri me dije se koncerti i planifikuar nuk u mbajt dot, pasi policia ndërhyri për të dytën herë radhazi duke bërë kështu të pamundur realizimin e tij.

“Shkodër Faleminderit që keni ardh për mu sonte… Më falni që është hera e dytë që policia na pamundëson mbajtjen e eventit. E du këtë qytet edhe juve shumë! I will see you soon”, ishte ky njoftimi që Yll Limani ka bërë orët e para të mëngjesit nëpërmjet një postimi të shpërndarë në llogarinë e tij personale të Instagramit.

Related posts

Konfirmohet data, Parashqevi Simaku vjen në Tiranë për koncert! Përgatitjet për mbërritjen e artistes në vendin tonë

Gazeta Max

Për herë të parë në Maqedoni, API: Albanian Partners & Investors – Një Uratë e Re për Investimet Ndërkombëtare

Gazeta Max

“Une femme mariee”/ Macha Meril në Tiranë: Filmi francez mes censurës e rolit të gruas

Gazeta Max