GazetaMax
Lajme

Deputetët nesër kthehen në punë

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut nesër do të nisin zyrtarisht punën pas përfundimit të pushimit vjetor. Kryetari i Parlamentit, Afrim Gashi, ka thirrur një takim joformal me raportuesit parlamentarë, ku do të informojë për aktivitetet aktuale në Kuvend, pas koordinimit me udhëheqësit e grupeve parlamentare.

Sipas njoftimeve zyrtare, përveç këtij brifingu me gazetarët, Parlamenti nuk ka planifikuar aktivitete të tjera për javën e ardhshme, të paktën deri të premten.

Zakonisht, pushimi veror i Kuvendit fillon pas Festës së Ilindenit. Këtë vit, kryeparlamentari Gashi shpalli zgjedhjet lokale për datën 19 tetor, ndërsa Parlamenti pritet të mbajë seanca plenare dhe të komisioneve deri më 29 shtator, përpara nisjes së fushatës zgjedhore.

Related posts

EDITORIAL / Kokëfortësia e politikanëve maqedonas, bëri që vendi për dekada të tëra të mbetej i bllokuar në rrugën e integrimit në NATO e BE !

Gazeta Max

Policia serbe arreston një kosovar

Gazeta Max

Arrestohen dilerë në Shkup dhe Resnjë

Gazeta Max