GazetaMax
Kuriozitete

Do t’i vijë fundi ndërhyrjeve të rrezikshme me botoks dhe filera nga persona të pa licencuar

Së shpejti do të mbyllet një kapitull i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve – ndërhyrjet estetike të kryera nga persona të pa kualifikuar.

Me ndryshimet e reja ligjore në fushën e shëndetësisë, botoksi, filerat, lazeri dhe ndërhyrjet e tjera estetike do të lejohen vetëm në institucione shëndetësore publike ose private dhe vetëm nga mjekë të trajnuar.

Ky hap vjen pas kërkesave të vazhdueshme të Shoqatës për Mjekësi Estetike, Shoqatës së Kirurgëve Plastikë, Rekonstruktivë dhe Estetikë, si dhe Shoqatës së Dermatovenerologëve, të cilët muaj më parë ngritën alarmin për pasojat serioze që kanë pësuar shumë pacientë.

Mjekët në kërkesën e tyre drejtuar institucioneve kujtojnë se : “neni 33 i Ligjit për Shëndetësinë Publike përfshin: “mjekësinë tradicionale dhe komplementare, tatuazhet, piercing-un, make-up-in e përhershëm, akupunkturën dhe aktivitetet për kujdesin estetik, e nën aktivitete që depërtojnë në lëkurë”. Këtu bëhet fjalë për procedura mjekësore që kryhen në shtresat e thella të lëkurës, me mjete mjekësore që kërkojnë përgatitje profesionale. Prandaj, këto procedura mund të kryhen vetëm nga dermatologë ose kirurgë plastikë në institucione shëndetësore, dhe jo nga kozmetologë në sallone bukurie”.

Mjekët thonë se ata janë marrë shpesh me pasojat e pseudomjekëve që përfshijnë pacientë që kanë injektuar filerat vetë në shtëpi, që janë shpërfytyruar dhe madje kanë përfunduar në klinikë me pasoja të rënda.

Mjekët vlerësojnë se Hyaluroni është pajisje mjekësore, njësoj si stenti në kardiokirurgji. Dhe se përdorimi i tij nga persona jo të kualifikuar apo pseudomjekë, është rrezik direkt për jetën dhe shëndetin.

Related posts

Lëndohet sërish Ibrahimoviç, ja sa pritet të mungoj

Gazeta Max

Lojtarët e Manchester United e largojnë Ronaldon nga WhatsApp-i

Gazeta Max

Mbyllet pjesa e parë, Kosova në epërsi me dy gola ndaj Burkina Faso

Gazeta Max