GazetaMax
Lajme

Zudi Enuzi nuk ndalet, ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup sot zbarkuan në Shuto Orizare

Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale-Shkup” gjatë fundjavës së kaluar ka nisur aktivitete për largimin e një deponie të egër që ndodhet në komunën e Shuto Orizares, afër sallës së sportit.

“Në koordinim me Qytetin e Shkupit dhe Komunën e Shuto Orizares, ekipet e Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale-Shkup këtë fundjavë kanë filluar me largimin e deponisë jashtëzakonisht të madhe ilegale që ndodhet në këtë komunë të Shkupit.

Është një vendgrumbullim ilegal i përbërë nga mbetje të përziera komunale, të mëdha dhe ndërtimore që është pastruar dhe pastaj përsëri i rikrijuar në disa raste. Aktivitetet e Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale-Shkup do të vazhdojnë edhe gjatë kësaj jave dhe presim që deri në fund të aksionit të grumbullohen rreth 400 metra kub mbeturina të deponuara pa asnjë kujdes. Apelojmë te qytetarët që mbeturinat e tyre të mos i hedhin në hapësira publike dhe në atë mënyrë së bashku ta mbrojmë mjedisin dhe shëndetin publik.”- tha drejtori i Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale-Shkup, Zuhdi Enuz.

https://www.facebook.com/zudi.enuz/posts/5926066444075535

Related posts

Osmani: Nivel rekord i këmbimit me Bullgarinë, prioritet ndërlidhja infrastrukturore

Gazetamax.mk

Doganierët shqiptarë nga 1 Maji me rroga më të larta, rregullohet statusi i tyre

Gazetamax.mk

Dimitrov: Urgjentisht duhet të ndërpritet partizimi i sektorit publik

Gazetamax.mk