GazetaMax
Lajme

Emilija Rexhepi zgjidhet nënkryetare e Kuvendit nga komunitetet jo serbe

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në votim ndaras kanë votuar deputeten Emilija Rexhepi për nënkryetare të Kuvendi të Kosovës nga radhët e komuniteteve jo serbe.

Me 73 vota për, një kundër dhe 23 abstenime ka kaluar propozimi i deputetit Elbert Krasniqi.

Deputeti, Elbert Krasniqi ka propozuar që nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga komunitet e tjera jo serbe të bëhet me rotacion.

Krasniqi poashtu propozoi që votimi për nënkryetarin e Kuvendit nga komunitet e tjera të bëhet ndaras nga ai votimi për nënkryetarin nga komuniteti serb.

“Ne propozojmë që nënkryetari nga komuniteti jo serb të bëhet me rotacion. Ne propozojmë, Emilja Rexhepi, Fidan Jilta dhe deputetin Artan Asllani dhe propozojmë që votimi të bëhet ndaras nga votimi i nënkryetarit nga komuniteti serb”, tha ai.

Related posts

Grubi priti në takim ministrin kazak, Kuantyrov: Vazhdon bashkëpunimi mes dy vendeve në gjitha sferat

Gazeta Max

A do të votojë Menduh Thaçi për hyrjen e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri?

Gazeta Max

Besnik Bislimi duhet të shkarkohet

Gazeta Max