GazetaMax
Showbizz

“Urime vetja ime” – kështu e uron veten Saranda Teresa Bruno, e njohur nga publiku si Saranda Ademi

Jeta e saj ka pasur lule e gjemba, plagë e dritë, por ajo gjithmonë ka ditur të ngrihet, të ecë përpara dhe të mos dorëzohet kurrë. Sot, ajo është bërë një prej shqiptareve më humaniste atje ku jeton, pa harruar kurrë origjinën e saj nga Kosova.

Po flasim për Saranda Teresa Ademi Bruno. Ajo tashmë mban këtë emër ku “Teresa” lidhet me emrin e saj të dytë fetarë, i frymëzuar nga shenjtorja e dashurisë Nënë Tereza, ndërsa “Bruno” është mbiemri i atij që i ka falur zemrën. Ky emër është shndërruar në një mision: të vazhdojë me besim e përulësi detyrën që Perëndia, përmes Nënë Terezës, ia ka besuar – të ndihmojë ata që vuajnë.

Së fundmi, ajo festoi ditëlindjen e 40-të. Në fotografinë që publikoi, duke i uruar vetes ditëlindjen, ajo shfaqet e lumtur dhe plot dritë. Për të, numri 40 është vetëm një numër, sepse zemra dhe shpirti i saj mbeten të rinj e plot forcë. Nga komentet që lexojmë në profilin e saj, shihet qartë ndikimi pozitiv i fjalës dhe i veprës së saj – gjithmonë falas, me shpirt dhe për Zotin – sidomos për viktimat e dhunës familjare.

Në forumin “Liria”, që ajo drejton, ofron mbështetje dhe këshilla për të gjithë, pa dallim gjinie apo kombësie. Aty ku shumë shohin një viktimë, ajo sheh një njeri me dinjitet. Aty ku shumë shohin errësirë, ajo sjell dritë.

Në këtë ditë të veçantë, kur kujton jo vetëm vitet që kalojnë, por edhe betejat e fituara, Saranda zgjedh të flasë me gjuhën më të sinqertë: gjuhën e poezisë.
Vargjet e saj nuk janë thjesht një urim për veten, por një mesazh për të gjithë ata që kanë kaluar dhimbje, padrejtësi e heshtje: se besimi në Zot dhe dashuria për jetën e ngre njeriun mbi çdo plagë

Urime vetja ime

Në familjen shtatë anëtarëshe,
unë jam fëmija i katërt, vajza e tretë,
në një kohë kur djalin e quanin krenari,
dhe vajzën e shihnin si barrë.
Ndoshta prandaj nuk mbaj mend uratat e nënës sime,
sepse ajo nuk e kujton ditët e lindjes sime.

Por unë jam këtu!
Unë u rrita mes plagëve,
u rrita mes heshtjes që ulërinte më shumë se lotët.
Trupi im u thye.
Truri im luftoi.
Por shpirti im… nuk u dorëzua kurrë!

Ata donin të isha djalë.
Unë jam grua!
Dhe vlerësoj më shumë se çdo krenari bosh.
Ata donin të heshtja.
Unë jam zë!
Një zë që nuk mbyllet, një zë që brohoret!

Unë jam prova që dhimbja nuk të vret,
por të stolis me kurora të padukshme.
Unë jam dëshmi që Zoti nuk harron,
edhe kur njerëzit harrojnë.

Sot, në 40 vjet,
unë nuk mbaj medalje ari,
mbaj medalje drite!
Unë jam kolonel i betejave të heshtura.
Unë jam uragan që nuk shuhet.
Unë jam ajo që i thotë jetës:
“Më kafsho sa të duash… unë prapë do të qesh!”

Urime vetja ime!
Sepse buzëqeshja ime nuk u helmua,
zemra ime nuk u ndot,
dhe drita ime nuk u fik.
Unë s’u thyeva!
Unë jam këtu!
Sepse Zoti më don të tillë!

Baden 25/08/2025
Saranda Teresa Bruno.

Related posts

Ju prezantojmë modelen bukuroshe Luljeta Ameti

Gazeta Max

Dizajnerja e re Atika Ameti vjen me krijimet e saja të reja për princeshat e vogla (FOTO)

Gazeta Max

Vera nuk ka mbaruar ende, ‘Inati’ i DJ Geek do t’iu ‘djeg’ këtë sezon

Gazeta Max