GazetaMax
Lajme

Jashari: Anëtarët e Listës Serbe që kanë kryer veprimtari kundër shtetit duhet të vihen para drejtësisë

Avokati, Arbër Jashari ka thënë se arrestimi i një piloti kroat që ka shërbyer në KFOR dhe partneres se tij serbe nën dyshimin se spiunonin për Serbinë te Lista Serbe, është dëshmi që shteti serb, përmes strukturave dhe agjentëve të vet brenda Kosovës, e ka përdorur dhe vazhdon ta përdorë spiunazhin si një nga armët kryesore kundër shtetit të Kosovës.

Ai ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të nisin hetime dhe të vënë para drejtësisë personat brenda subjektit të Listës Serbe që kanë kryer veprimtari kundër shtetit të Kosovës.

“Autoritetet e Kosovës duhet të nisin menjëherë hetime, të identifikojnë dhe të vënë para drejtësisë të gjithë ata persona brenda këtij subjekti politik që kanë kryer veprimtari kundër shtetit. Në rast se vërtetohen këto dyshime, kjo është edhe një dëshmi më shumë se Lista Serbe nuk po e kryen rolin e saj si parti e mirëfilltë politike, por po i shërben Beogradit si mjet destabilizimi dhe ndarje etnike”, ka thënë ai.

Related posts

Arrestohen 3 shtetas të Bullgarisë, tentuan të sulmojnë fizikisht policët e Maqedonisë

Gazeta Max

Në Kumanovë konfiskohen 800 kg produkte ushqimore me afat të skaduar

Gazeta Max

Spasovski: Kemi informata prej ku po vijnë mejlet për alarmet e rreme për bomba

Gazeta Max