GazetaMax
Showbizz

Adelina Ismajli befason: Shfaqet në tubimin e VV-së në Prishtinë

Në tubimin e mbrëmshëm të Lëvizjes Vetëvendosje në kryeqytet, një nga figurat që tërhoqi më shumë vëmendje ishte këngëtarja e njohur Adelina Ismajli.

Prania e saj u pa si e papritur, duke pasur parasysh se ndër vite Adelina është shquar si përkrahëse e Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe shpeshherë është lidhur me qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Vetëvendosje mbrëmë prezantoi kandidatët e saj për Prishtinën në kuadër të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit 2025, ku përveç programit dhe premtimeve elektorale, befasia e madhe për publikun mbeti pjesëmarrja e këngëtares së njohur.

Ky zhvillim ka ngjallur diskutime në opinionin publik, për faktin se një artiste me profil të lidhur me vizionin rugovian, tash është parë në rreshtat e një partie që shpesh ka qenë kritike ndaj LDK-së.