GazetaMax
Lajme

Krasniqi: Demonizimi i UÇK-së është mënyrë jetese e Kurtit, këta janë Dimala

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Albin Kurti e ka pasur mënyrë jetese demonizimin e UÇK-së.

Përmes një postimi në Facebook, duke komentuar kapitullin e Dimal Bashës në një artikull universitar, Krasniqi thotë se propozimet e LVV-së për kryetar të kuvendit tregojnë më së miri qëndrimet dhe veprimet anti-UÇK të kësaj partie.

“Vota jonë nuk ka qenë për individin – por për të mbajtur zotimin e dhënë para qytetarëve, me qëllim të dhënies fund bllokadës institucionale. Por, edhe për ta zhveshur Vetëvendosjen dhe për ta vënë para reflektorit publik të së vërtetës. Sepse, gjatë janë fshehur e amnistuar prapa Glaukave, por në fakt këta janë Dimala. Nëse ndokush ka pasur dyshime, qoftë edhe brenda elektoratit të tyre, sot besoj e kanë të qartë këtë” shkroi Krasniqi.

Related posts

Shënohet Dita e Bibliotekës “Ernest Koliqi, me rastin e 120-vjetorit të lindjes së veprimtarit

Gazeta Max

Deputetja Imerlije Saliu i bën bllok Spasovskit që ta fus në rend dite ligjin për “Branitellat”

Gazeta Max

Një tjetër sfidë e vendit në planin diplomatik. Ja me cilën iniciativë do të kryesojë Bujar Osmani

Gazeta Max