GazetaMax
Lajme

Mexhiti shpalos moton për zgjedhjet lokale: “Vetëm për TY Çair”

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, ka
prezantuar moton zyrtare për zgjedhjet lokale: “Vetëm për TY Çair”.

Mexhiti ka theksuar se kjo moto nuk është vetëm një slogan zgjedhor, por
një përkushtim i sinqertë që përfaqëson vizionin dhe punën e tij të
ardhshme si kryetar i komunës.

Ai kujtoi se Çairi ka dhënë gjithmonë shumë për vlerat shoqërore,
politike, arsimore e kulturore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe
më gjerë.

“Do ta japim krejt qenien tonë, krejt dijen tonë, krejt përvojën dhe
potencialin tonë në funksion vetëm për Çairin dhe qytetarët e tij,” – ka
thënë Mexhiti.

Ndryshe, motivi për moton e fushatës vjen nga kënga “Vetëm për ty” e rok
bendit Telex.

Related posts

Trajanov kërkon që të formohet agjencioni për luftë të krimit dhe korrupsionit si FBI

Gazeta Max

Karvani ekonomiko-diplomatik në Rajonin Planor Jugperëndimor

Gazeta Max

Haziri: Kurti nuk i ka ndaluar zgjedhjet serbe, i ka kushtëzuar

Gazeta Max