GazetaMax
Lajme

Erkan Arifi në Llojan: Bashkë për një Likovë më të fortë

Kandidati i Aleancës për Kombëtare Integrim (AKI) për kryetar të Komunës së Likovës, Erkan Arifi, ka përcjellë një mesazh të fuqishëm nga fshati Llojan, duke theksuar bashkëpunimin dhe unitetin si garanci për një të ardhme më të mirë.

“Bashkë, me Llojanin në zemër!” – ka shkruar Arifi, duke shoqëruar postimin me mesazhin e qartë të vizionit të tij për zhvillimin e komunës. Ai theksoi se AKI dhe besëlidhja janë forca që do të garantojnë ndryshim real dhe përfaqësim të denjë për të gjithë qytetarët e Likovës.

Ky mesazh vjen si pjesë e fushatës së tij për zgjedhjet lokale, ku Arifi po synon të fitojë mbështetjen e qytetarëve për një komunë më të zhvilluar, më transparente dhe më të bashkuar.

Related posts

Modeli i ri i subvencionimit në bujqësi para Qeverisë

Gazeta Max

Dimitrievski: Badenteri vë në pikëpyetje funksionalitetin e shtetit, keqpërdoret nga partitë politike

Gazeta Max

Manastiri ka frikë nga kufizimet e energjisë elektrike

Gazeta Max