GazetaMax
Lajme

Të martën Ministria e Drejtësisë udhëton për në Hagë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të udhëtojë për në Hagë të martën.
Qëllimi i vizitës, e cila do të zgjasë tre ditë, është për të takuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët prej më shumë se një viti mbahen në paraburgim në Hagë.
Lajmin për këtë vizitë e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net Flamur Pireva, këshilltar i Ministres Haxhiu.Ai tregoi se Ministrja Haxhiu, në Hagë, do të shoqërohet nga nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Buogujevci.
“Ministrja Haxhiu, së bashku me nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, do të jenë në vizitë në Hagë në datat 30, 31 mars dhe 1 prill” tha Pireva për Gazetën Online Reporteri.net.

Related posts

Sejdiu: kur BDI ishte në pushtet faji binte mbi ata që nuk mund të mbroheshin, tani drejtësia po flet

Gazeta Max

Në Kalanë e Tetovës gjendet raketahedhës dhe granatë dore, të mbetura nga konflikti i vitit 2001

Gazeta Max

LSDM: Mickoski shfrytëzon festat për të gënjyer, nuk ka presion mbi deputetët e VMRO-së

Gazeta Max