GazetaMax
Lajme

Albi Qamili: Nga fillimet politike pranë Kasamit, tani beteja për Kapitullin e dytë të Tetovës

Albi Qamili është zyrtarizuar si bartës i listës së Koalicionit VLEN për zgjedhjet në Tetovë. Ai e ka bërë të ditur këtë përmes një shkrimi publik, ku ka ndarë rrugëtimin e tij politik që nga adoleshenca e deri sot.

Qamili kujtoi se interesimi i tij për politikën nisi në vitin 2014, kur ende si gjimnazist 16-vjeçar, ai dhe bashkëmoshatarët e tij ndienin mungesën e përfaqësimit të rinisë në vendimmarrje.

“Që nga ajo ditë e deri më sot, kam besuar se politika është mjeti për t’i ndryshuar gjërat dhe se rinia duhet të jetë forca përcaktuese e këtij procesi,” u shpreh ai.
Ai theksoi se përgjatë 12 viteve është angazhuar me përkushtim në jetën politike, duke qëndruar pranë kryetarit Bilall Kasami. “Kam qenë pranë kryetarit Kasami që nga momenti kur nisa të mendoj politikisht, dhe sot e ndjej nder të jem krah tij në betejën për Kapitullin e Dytë të Tetovës,” tha Qamili.

Në përfundim, bartësi i listës së VLEN në Tetovë shprehu besimin se kjo përpjekje do të kurorëzohet me sukses, duke uruar që “dalim faqebardhë”.

Related posts

Edi Rama aktualisht merr 83 deputetë, nëntë më shumë se në vitin 2021: Sa mandate marrin të tjerët?

Gazeta Max

Fatmir Dehari, edhe në temperaturat përvëluese: “Jemi në terren për Kërçovën – me Ju dhe për Ju”

Gazeta Max

Osmani në takime me zyrtarë të lartë amerikan: Projektet e Dialogut Strategjik me SHBA janë të rëndësishme për luftën kundër korrupsionit

Gazeta Max