Bartësi i listës për këshilltarë komunalë nga Koalicioni Besëlidhja AKI, Memet Neziri, ka shprehur falënderim të thellë ndaj qytetarëve të Komunës së Zhelinës për mbështetjen dhe besimin e dhënë në nisje të fushatës për zgjedhjet lokale.
Në një postim publik, Neziri u shpreh i nderuar që është zgjedhur për të udhëhequr listën e koalicionit, duke e konsideruar këtë si një përgjegjësi të madhe dhe një nder të veçantë, veçanërisht si biri i fshatit Zhelinë.
“Si biri i Zhelinës, fshatit që gjithmonë ka ditur të japë njerëz të përkushtuar për të mirën e përbashkët, e ndjej dyfish obligimin që ta përfaqësoj me dinjitet çdo vendbanim të komunës sonë, nga Rogla deri në Dëbërc, nga Strimnica deri në Uzurmisht, e deri tek çdo shtëpi dhe familje e kësaj treve,” shkruan Neziri.
Ai falënderoi gjithashtu:
Partnerët e koalicionit për unitetin dhe besimin,
Diasporën shqiptare për përkrahjen e vazhdueshme,
Dhe çdo qytetar që me mbështetjen e tij po e bën këtë rrugëtim të mundur.
Neziri përfundon mesazhin e tij me besimin se lista e prezantuar është zëri i popullit të Zhelinës dhe një garanci për përfaqësim të denjë dhe të ndershëm në institucionet lokale.
“Bashkë kemi nisur këtë rrugëtim, bashkë do ta çojmë deri në fund,” përfundon ai, duke shoqëruar postimin me thirrjet:
#ZhelinaNdryshon #KoalicioniAKI #FitorjaEPopullit