GazetaMax
Lajme

Mendova vetëm të mbroj vajzat e mia

“Mendova vetëm të mbroj vajzat e mia.” Kështu shprehet Liviu Apetrei, një shofer kamioni 38-vjeçar me origjinë rumune, banues në Oderzo, pranë Trevisos, teksa tregon ngjarjen e jashtëzakonshme që i ndodhi të enjten e 11 shtatorit.

Rreth orës 22:00, teksa ndodhej në shtëpi me gruan dhe tri vajzat e tij të vogla, Apetrei u përball me tre persona të maskuar që po tentonin të hynin në banesën e tij nga ballkoni në katin e parë. Pa hezituar, ai u sulmoi, duke i goditur me forcë. Reagimi i tij i shpejtë dhe vendimtar bëri që njëri prej grabitësve të binte nga lartësia e ballkonit, rreth tre metra.

“Nuk mendova dy herë, e bëra për të mbrojtur familjen time,” rrëfen Apetrei për gazetën “Il Gazzettino”.

Ngjarja filloi me disa zhurma të dyshimta. “Ishte rreth orës 22:00,” kujton Apetrei. “Dëgjuam disa zhurma dhe fillimisht mendova se ishte fqinji i katit të sipërm, por ato vazhdonin.” Kur doli për të parë, u ndesh me tre hajdutë të panjohur.

I ndërgjegjshëm se brenda shtëpisë ndodheshin gruaja dhe vajzat e tij 10, 8 dhe 2 vjeçe, ai u hodh mbi ta.

Nga befasia, dy hajdutët e tjerë u përpoqën të arratiseshin, por edhe ata morën goditje nga Apetrei. “U hodha mbi ta dhe i godita me sa fuqi kisha, duke i detyruar të largoheshin menjëherë. Edhe ata u hodhën nga ballkoni. Mendoj se ai që hodha i pari mund të ketë pësuar dëmtime. Por çfarë tjetër duhet të bëja? Po mendoja vetëm të mbroja vajzat e mia,” shprehet ai.

Tre grabitësit arritën të largoheshin me shpejtësi, ndoshta me një makinë të errët që një fqinj e përshkroi si “një Golf ose Ford Fiesta”, por pa arritur të identifikojnë targat.

Policia e thirrur menjëherë nga Apetrei patrulloi zonën, por nuk arriti të gjente gjurmë të autorëve. Një ngjarje e ngjashme ishte raportuar disa orë më parë në Motta di Livenza, duke ngritur dyshime se mund të bëhet fjalë për të njëjtën bandë. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur ngjarjen dhe për të gjetur lidhjen e mundshme mes dy rasteve.

JOQ

Related posts

Bastisje në Shkup, arrestohen disa persona

Gazeta Max

Gashi: Është i mundur kompromisi, fillimisht të përfundojnë bisedimet mes LSDM dhe ASH

Gazeta Max

Ganiu: Mbi 40 piktorë në zemër të Çairit, sollën “Shkupin në Telajo”

Gazeta Max