GazetaMax
Lajme

Bashkim Ramosaj nis tubimet elektorale me përkrahje të fuqishme në Gramaçel dhe Jasiq të Ri

Kandidati për kryetar të Komunës së Deçanit nga radhët e AAK-së, Bashkim Ramosaj, ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 12 tetorit, duke zhvilluar tubimet e para në fshatrat Gramaçel dhe Jasiq i Ri.

Në një atmosferë të ngrohtë e të mbushur me entuziazëm, Ramosaj u prit me përkrahje të madhe nga banorët lokalë, të cilët shprehën vullnetin dhe besimin e tyre për vazhdimin e punës dhe projekteve të nisura në komunë.

“Entuziazëm dhe vullnet i madh i shprehur sonte nga takimi me banorët e këtyre lokaliteteve,” shkroi Ramosaj në një postim në rrjetet sociale, duke falënderuar për mbështetjen e pakursyer.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për përkrahjen ndaj tij si kryetar dhe ndaj kandidatit për asamble komunale, Ramiz Isufaj, pjesë e listës së AAK 174.

Fushata e AAK-së në Deçan po zhvillohet nën moton #FLASIMmePUNË, duke reflektuar fokusin në rezultatet e deritanishme dhe vizionin për zhvillim të mëtejshëm të komunës.

Related posts

Mexhiti: VLEN do të ketë kryetar dhe struktura si një parti e përbashkët politike

Gazeta Max

Bujar Osmani përkujton Nënën Terezë: Në momente të vështira, ajo më kujtonte se pushteti nuk është qëllim, por përgjegjësi

Gazeta Max

ARM e gatshme t’iu përgjigjet obligimeve të NATO-s

Gazeta Max