GazetaMax
Lajme

Ermir Etemi, pjesë e listës së BDI-së për Këshillin Komunal të Zhelinës

Në një njoftim drejtuar bashkëfshatarëve të tij në Dëbërcë, Etemi tha se vendimi për t’u futur në garë erdhi pas mbështetjes së fortë nga anëtarët e nëndegës së BDI-së në Dëbërcë, familjarët dhe shokët e tij.

Ai theksoi se roli kryesor i këtyre zgjedhjeve është kandidati për kryetar komune, Emir Sulejmani, të cilin e cilësoi si “kandidatin e popullit, njeri me vizion dhe vullnet për të zgjidhur hallet e qytetarëve”.

“Unë premtoj se do të jem zëri i Dëbërcës në Këshillin Komunal, ura që lidh banorët e fshatit tim me institucionet dhe kryetarin e ardhshëm, Emir Sulejmani”, tha Etemi.

Ai shtoi se si mësues dhe si përfaqësues i brezit të ri, synon të ruajë dinjitetin e profesionit të tij, duke qenë gjithmonë zëri i nxënësve, kolegëve dhe banorëve të vendlindjes së tij.

“Kur bëhet fjalë për të ardhmen e fëmijëve tanë, do të dëshmoj se di, dua dhe nuk do të lejoj kurrë që miqësitë apo hatërmbetjet të bëhen pengesë për të mirën e tyre”, u shpreh Ermir Etemi.

Related posts

Kovaçevski takon homologun italian, Mario Draghi

Gazeta Max

Qeveria dëshiron të parandalojë lajmet e rreme për krizën energjetike, do të informojë rregullisht

Gazeta Max

Arkin Jahiji, Emir Sulejmani e Suat Shaqiri, ja disa nga kandidaturat e BDI për zgjedhjet lokale

Gazeta Max