Një student i Ekonomisë pritet të jetë edhe zëri i rinisë në gjithë komunën e Zhelinës si këshilltar komunal nga radhët e AKI-së.
Vet kandidati i AKI-së për komunë, Emir Sulejmani ka prezentuar Arlindin si një student me embicie të fuqishme dhe shpresën e madhe për të ndryshuar komunën në shumë aspekte duke u përkushtuar rinisë.
“Student në vitin e dytë pranë Fakultetit Ekonomi Biznes në Universitetin e Tetovës. Arlindi është dëshmi se rinia e Strimnicës është e gatshme të marrë përgjegjësi dhe të sjellë frymë të re në komunën tonë. Nga radhët e Koalicionit Besëlidhja AKI, ai vjen si kandidat për këshilltar komunal, për të përfaqësuar me dinjitet rininë, idetë dhe energjinë e gjeneratës së re. Me përkushtim dhe vizion, Arlindi beson se ndryshimi fillon nga të rinjtë që guxojnë të përfshihen. Strimnica ka ardhmen në duar të sigurta!” ka shkruar Emir Sulejmani kandidati i AKI-së për Zhelinën.