Punimet infrastrukturore në kuadër të Llotit 4 po zhvillohen me intensitet të lartë edhe në fshatin Kodrali, ku po realizohet asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave të brendshme. Projekti pritet të sjellë përmirësim të ndjeshëm të kushteve të jetesës për banorët e këtij lokaliteti.
Rrjetëzimi i infrastrukturës rrugore është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së sigurisë në komunikacion, lehtësimit të lëvizjes së përditshme dhe modernizimit të mjedisit jetësor për çdo familje në fshat.
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, falënderoi banorët për durimin dhe besimin e treguar gjatë zhvillimit të punimeve dhe theksoi përkushtimin institucional për të vazhduar pa ndërprerje deri në realizimin e plotë të projektit.
“Do të vazhdojmë pa u ndalur deri në përfundimin e çdo rruge. Urime banorëve të Kodralisë!”, u shpreh kryetari Ramosaj.