GazetaMax
Lajme

Mexhiti: Pas përfundimit të punimeve nëntokësore, vijon asfaltimi dhe ndriçimi publik në rrugën 157

Kandidati i VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, vizitoi sot rrugën 157 në lagjen Gazi Babë, ku punimet për përmirësimin e infrastrukturës po zhvillohen me ritëm të shpejtë. Kanalizimi atmosferik është pothuajse i përfunduar dhe shumë shpejt do të lidhet me gypin kryesor në bulevard. Paralelisht, po realizohet edhe ndërtimi i rrjetit të ri të ujësjellësit.

Ky projekt do t’i shërbejë drejtpërdrejt rreth 90 familjeve të lagjes, duke përmirësuar ndjeshëm kushtet e tyre të jetesës. Pas përfundimit të punimeve nëntokësore, do të vazhdohet me asfaltimin e rrugës dhe vendosjen e ndriçimit publik modern, që do të rrisë sigurinë dhe cilësinë e jetës në këtë zonë.

Mexhiti tha se kushtet atmosferike janë të favorshme dhe është i përkushtuar që punimet të përfundojnë në kohë sa më të shkurtër. Ai theksoi se lagjet e Çairit meritojnë standarde të reja dhe moderne infrastrukturore, dhe se kjo është rruga që ata po ndjekin për të sjellë zhvillim të qëndrueshëm në komunë.

Related posts

Kryeministri Kovaçevski në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Berlin

Gazeta Max

Bujar Sulejmani emërohet kryetar i Komisionit për Ankesa të Furnizimeve Publike

Gazeta Max

MEPSO dhuron si donacion aparat ultrazëri për Spitalin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës – “Nëna Terezë” në Çair

Gazeta Max