GazetaMax
Lajme

Albi Qamili bashkë me Kasamin inspektojnë projektet në terren: Tetova drejt një zhvillimi të qëndrueshëm urban

Kryesuesi i listës së koalicionit Vlen për Këshillin Komunal të Tetovës, Albi Qamili, së bashku me kryetarin e Komunës, Bilall Kasami, inspektuan nga afër ecurinë e disa projekteve të rëndësishme infrastrukturore në qytet.

🔴 Në rrugën Gjoce Stojçevski, përgjatë lumit Shkumbin, janë duke u zhvilluar punimet për ndërtimin e trotuarit të ri, që do të krijojë kushte më të sigurta për këmbësorët dhe do të përmirësojë pamjen urbane të zonës.

🔴 Në lagjen Teqe, ekipi komunal inspektoi përgatitjet për asfaltimin e rrugëve lokale 108, 110 dhe 113, të cilat pritet të transformohen në rrugë moderne, duke lehtësuar lëvizjen dhe jetesën për banorët e kësaj lagjeje.

“Tetova po bëhet më e rregullt, më e bukur dhe më e qasshme për të gjithë qytetarët. Ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri zhvillimi,” deklaroi Albi Qamili, duke theksuar se 19 tetori do të jetë një moment kyç për të vulosur mandatin e dytë të qeverisjes lokale dhe për të vazhduar projektet transformuese në qytet.

Related posts

Petkov: Asgjë nuk do të bëjmë nën presion

Gazeta Max

Radhë kilometrike në Qafë Thanë, nuk punon sistemi, policia merr shënime me dorë

Gazeta Max

Takim i Osmanit me Cederfelt dhe Montella

Gazeta Max