GazetaMax
Lajme

Dimitrievski hap shtabet zgjedhore në Pero Çiço dhe B.S. Gojço: Kumanova po e përqafon konceptin qytetar

Me një atmosferë entuziaste dhe mbështetje të madhe nga qytetarët, kryetari aktual i Kumanovës dhe lider i partisë ZNAM, Maksim Dimitrievski, hapi sonte dy shtabe zgjedhore të rëndësishme: në lagjen Pero Çiço dhe në vendbanimin B.S. Gojço.

Këto aktivitete shënojnë fillimin zyrtar të fushatës për zgjedhjet lokale, ku Dimitrievski kandidon për një mandat të ri si kryetar komune. Sipas tij, përkrahja e qytetarëve është dëshmi e qartë se koncepti qytetar që ai përfaqëson po pranohet gjerësisht në Kumanovë.

“Kumanova po e njeh dhe përqafon konceptin tonë qytetar. Në Kumanovë fitojnë qytetarët!”, theksoi Dimitrievski gjatë hapjes së shtabit në B.S. Gojço, ku u prit me entuziazëm dhe duartrokitje nga mbështetësit.

Në shtabin e hapur më herët në lagjen Pero Çiço, ai theksoi se fushata e tij do të jetë pozitive, e ndërtuar mbi rezultate konkrete dhe projekte që kanë përmirësuar jetën në Kumanovë, me synim zhvillimin e mëtejshëm të qytetit.

Related posts

Tre kompani nga vendi kanë shprehur interes për pjesëmarrje në tenderin e ri të AKE-së për 5G

Gazeta Max

Taravari: Më së miri do të ishte që ASH të bëhet pjesë e Qeverisë pas zgjedhjeve

Gazeta Max

Mexhiti: Taravari po shkon drejt zhdukjes

Gazeta Max