GazetaMax
Lajme

Dubrava dhe Shaptej rikonfirmojnë mbështetjen për Bashkim Ramosajn dhe AAK-në e Haradinajt

Fshatrat Dubravë dhe Shaptej kanë rikonfirmuar edhe një herë mbështetjen e tyre të palëkundur për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe liderin e saj, Ramush Haradinaj.

Gjatë takimeve të mbajtura sonte, banorët e këtyre dy lokaliteteve u mblodhën në numër të madh për të shprehur besimin dhe përkrahjen e tyre për vizionin dhe programin e AAK-së.

Bashkim Ramosaj, kandidat i AAK-së në Deçan dhe kryetar aktual i komunës, falënderoi banorët për mbështetjen e vazhdueshme dhe për besimin që kanë treguar ndër vite.

“Dubrava dhe Shaptej kanë qenë, janë dhe do të mbeten në mbështetje të Aleancës dhe liderit Haradinaj. Këtë e dëshmuan edhe sonte. Faleminderit Dubravë! Faleminderit Shaptej! Jemi bashkë si gjithmonë,” u shpreh Ramosaj.

Ai theksoi se Aleanca do të vazhdojë të punojë me përkushtim për çdo fshat dhe çdo qytetar, duke sjellë projekte konkrete dhe zhvillim të qëndrueshëm për komunën e Deçanit.

Fushata e AAK-së po zhvillohet nën moton #FLASIMmePUNË, duke u mbështetur në realizimet e deritanishme dhe planin për zhvillim të mëtejshëm.

Related posts

Analistët: Nëse VMRO-DPMNE mbron interesin shtetëror, duhet të votojë për ndryshimet kushtetuese

Gazeta Max

Zelensky viziton ushtarët e plagosur: Ju jeni heronj

Gazeta Max

Iniciativë vullnetare për ndihmë ndaj Familjes së komandant Telit

Gazeta Max