GazetaMax
Ballina

Çertifikimi i Qendrës për trajnim policor, Bushi: Hap perspektiva të reja

Sot, bashkë me ministrin Spasovski dhe ambasadoren amerikane znj. Kate Marie Burns, morra pjesë në ceremoninë me rastin e prezantimit të IADLEST – Certifikata e Akreditimit Ndërkombëtar të Qendrës për Trajnim Policor.

Akreditimin ndërkombëtar të fituar, Qendra e Trajnimeve është praktikisht qendra e parë e tillë arsimore në vendin tonë, e cila është e dedikuar jo vetëm për nevojat e ministrisë, por edhe për të gjitha ato institucione që punojnë në zbatimin e ligjit me autorizime të posaçme.

Ky akreditim ndërkombëtar jo vetëm pasuron portofolin profesionale të Qendrës së Trajnimit, por hap edhe perspektiva të reja arsimore për edukim dhe specializim akoma më të mirë profesional të punonjësve në strukturat e sigurisë, për transferimin e mëtejshëm të përvojave dhe praktikave të reja ndërkombëtare, në pajtim me standardet moderne policore.

Njëkohësisht, me këtë rast kam uruar kolegët nga Qendra për trajnime dhe kam shprehur besimin se kjo arritje do të jetë një motiv shtesë për të vazhduar me zhvillimin dhe funksionimin e suksesshëm të Qendrës.

Related posts

Rrëfehet Ilir Meta: Nuk ndihem i burgosur, por i izoluar për të dobësuar veprimin opozitar

Gazetamax.mk

Drejtori i NP “Rrugët dhe rrugicat” Saidi bashkë me Arsovskën në krye të detyrës

Gazetamax.mk

Ali Ahmeti: Elitat politike të vetëdijësohen për përgjegjësinë që kanë në ndërtimin e shtetit, duke respektuar vullnetin e shqiptarëve dhe barazinë

Gazetamax.mk