GazetaMax
Adrenaline

Laporta flet për Dembelen, ja pse po ndihet krenar tani!

“Jam krenarë që Dembele është nën urdhrat e Xavit”
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, në një intervistë për “RTVE” ka folur për sulmuesin e krahut Ousmane Dembele, për të cilin së fundmi kanë qarkulluar spekulime të ndryshme mbi çështjen e kontratës së tij me katalunasit.
Kontrata aktuale e ylli francez me Barcelonën skadon më 30 qershor të këtij viti, ndërsa Dembele ende nuk ka arritur marrëveshje për të rinovuar kontratën e tij, dhe të zgjasë qëndrimin në “Camp Nou”.

Ndërkaq, pavarësisht spekulimeve të shumta që e lidhin Dembelen me një largim nga Barça, presidenti i kësaj të fundit, Laporta, ka treguar se Dembele është shumë i kënaqur te gjigandit katalunas.
“Më kanë thënë që Dembele është shumë i lumtur këtu te Barça. Le të shohim se çfarë ndodh me kontratën e tij, ne kemi një sistem të qartë të pagave. Alemany është duke punuar për të parë nëse do të mund të arrihet ndonjë marrëveshje. Ne jemi krenarë sepse Dembele po punon tani nën urdhrat e Xavit”, tha Laporta.
Këtë sezon, Ousmane Dembele ka arritur të bëjë 21 paraqitje në të gjitha garat për Barcelonën, duke regjistruar dy gola dhe nëntë asistime.

Related posts

Serbia nuk e lejon kombëtaren e Kosovës në Kampionatin Evropian të Ping-pongut

Gazetamax.mk

Costa mund të debutojë me Wolves në ndeshjen ndaj City

Gazetamax.mk

Milan-Berardi, vjen lajmi i madh

Gazetamax.mk