GazetaMax
Ballina

I pari i diplomacisë, Osmani regon për sulmin në Kosovë

“I shqetësuar thellësisht nga raportimet për një sulm të armatosur ndaj policisë në Zubin Potok të Kosovës. Ne e dënojmë këtë sulm të dhunshëm dhe bëjmë thirrje për përmbajtje nga çdo veprim që mund të dëmtojë sigurinë dhe stabilitetin e rajonit tonë”.

Kështu ka shkruar kryediplomati Bujar Osmani në Twitter.

Pas katër sulmeve brenda tri ditësh që u raportua dje nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Kosovës, sot është raportuar edhe për dy shpërthime në Sharpej të Jarinjës, afër veturës së policisë.

Dyshohet se mjete piroteknike janë hedhur nga territori i Serbisë. Nga këto shpërthime s’ka të lënduar e as dëme materiale.

Related posts

Fjolla e Albanit bëhet ‘asht e lëkurë’, paraqitet nga fitnesi

Gazeta Max

Dua Lipa nderohet me statujë prej dylli në Stamboll

Gazeta Max

Kështu duket Gili kur vishet thjeshtë!

Gazeta Max