​Protestuesit shpërndahen në rrugët e Tiranës, u vënë flakën kazanëve

Në ditën e 12-të të protestës, situata në Tiranë mbetet e tensionuar pasi protestuesit vijojnë të lëvizin në grupe në disa zona të ndryshme të kryeqytetit shqiptar.

Protestuesit janë ndarë në disa grupe në zona të ndryshme dhe kanë djegur disa kazanë mbeturinash që më pas i kanë vendosur në mes të rrugës.

Ndërkohë, policia ka përdorur gaz lotsjellës gjatë përpjekjeve për të menaxhuar situatën dhe nuk po i lejon protestuesit t’i afrohen ndërtesës së Kuvendit të Shqipërisë. 

Vijon….

Burimi:botasot.info