Glen Daja debutoi me një barazim pozitiv në stolin e Elbasanit, në duelin e luajtur në “Niko Dovana” ndaj Teutës, që u mbyll me rrjeta të paprekura.
Verdheblutë ndalin kështu vrullin e kryesuesve të Superiores, duke marrë një pikë të artë në transfertë pas humbjes në Korçë ndaj Skënderbeut.
Ndërkohë në krahun tjetër për Teutën ky ishte barazimi i dytë në 8 javët e luajtura.
Plot 5 barazimi ka arritur të regjistrojë Elbasani në javët e luajtura, si dhe 1 fitore dhe 2 humbje. Në duelet e javës së nëntë, Teuta përballet ndaj Egnatias në datën 29, ndërsa Elbasani pret Partizanin në 28.
Burimi: botasot.info
